Lavrov: Rusia do të pranojë zgjidhje për Kosovën, e cila është e pranueshme për Serbinë

Lajme

Lavrov: Rusia do të pranojë zgjidhje për Kosovën, e cila është e pranueshme për Serbinë

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 11:51
Lavrov

Moska do të jetë e gatshme të shqyrtojë në mënyrë konstruktive zgjidhjen për marrëdhëniet me Kosovën, nëse (zgjidhja) do të jetë e pranueshme për Serbinë, ka thënë ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov.

“Nëse Beogradi konsideron se një zgjidhje është e pranueshme për Serbinë, ne do të jemi të gatshëm ta shqyrtojmë atë në mënyrë konstruktive. Nuk është mirë të spekulohet për përmbajtjen e opsioneve të ndryshme tani”, është shprehur Lavrov për mediat serbe, përcjell portali “Sputnik”, i afërt me pushtetin në Rusi.

Sipas Lavrov, vizita e ardhshme e Presidentit Putin në Serbi, kur pritet të takohet me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, do të kontribuojë për forcimin e mëtutjeshëm të lidhjeve Moskë-Beograd.

Putin pritet të vizitojë Beogradin në janar, por data e saktë nuk është bërë e ditur ende.

“Perëndimi insiston që të kthejë Ballkanin në një ‘skenë’ tjetër kundër Rusisë. Nuk e kanë mësuar asnjë mësim nga Ukraina”, është shprehur Lavrov.

Sipas Lavrov, vendeve të rajonit (të Ballkanit) “vazhdimisht u kërkohet që të zgjedhin: ose janë me Moskën, ose me Brukselin e Washingtonin”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat