Frikë nga Kosova në Interpol, gjenerali Dikoviq thotë se ndërgjegjen e ka të pastër

Lajme

Frikë nga Kosova në Interpol, gjenerali Dikoviq thotë se ndërgjegjen e ka të pastër

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 11:15
Ljubisha Dikoviq

Ndërgjegjja ime është e pastër për të gjitha ato që ka ndodhur në zonën e brigadës 37 -të motorizuar në vitin 1999.

Kështu ka thënë shefi i ish-Ushtrisë serbe Ljubisha Dikoviq dhe ka shtuar se nuk do të jetë befasi, nëse Kosova pranohet në Interpol .

“Unë besoj se kjo nuk do të ndodhë, unë besoj në delegacionin tonë që është në Dubai dhe që lufton për të. Megjithatë, realiteti është se nuk duhet të habitemi kur e shohim Kosovën të pranohet në organizatën ndërkombëtare të policisë, “tha ai për mediat serbe.

Ai ka thënë se fuqitë e mëdha, faktorët kyç ndërkombëtar, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, do të mbështesin anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, dhe për fat të Serbisë, ende një numër i madh i vendeve nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

I pyetur në lidhje me raportimet se nëse Kosova bëhet anëtare e Interpolit, shumë serbë do gjenden në listën e të kërkuarve, por edhe ai vetë që përmendet si i pari , Dikoviq thotë se është e sigurt se anëtarësimi në Interpol do të krijonte një problem të përgjithshëm për serbët dhe se çdo serb që kishte qenë në Kosovë në vitin 1999, ose që u largua nga Kosova më 1999, mund të akuzohej për disa krime, transmeton Klan Kosova.

“Problemi më i vogël jam unë,. Problemi më i madh janë njerëzit që ishin në komandë, nga më i ulëti në gradën më të lartë, të cilët morën pjesë në operacionet në Kosovë, në vitin 1999. Të gjitha mund të jenë në listën e të kërkuarve “, ka thënë ish-shefi i shtabit të ushtrisë serbe.

Sa i përket asaj se nëse ka ndonjë dëshmi konkrete kundër tij, Dikoviq thotë se ndërgjegja e tij është e pastër.

“Ka gjasë që ekziston ndonjë një aktakuzë, nuk kam të dhëna të verifikuara. Disa organizata joqeveritare në Beograd e shkruan këtë në bashkëpunim me organizata të ngjashme joqeveritare në Prishtinë. Megjithatë, ndërgjegjja ime është e pastër, “theksoi ai.

Të martën në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it që mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabedo  të votohet mbi kërkesën e Kosovës për t’u bërë pjesë e organizatës më të madhe të policisë ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat