Dënohet me dy vjet burg njëri nga sulmuesit e Sokol Zogajt - Bota Sot
Dënohet me dy vjet burg njëri nga sulmuesit e Sokol Zogajt

Lajme

Dënohet me dy vjet burg njëri nga sulmuesit e Sokol Zogajt

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 16:13
Sokol Zogaj

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me dy vjet burg B.Zhjeqi pasi që i njëjti ka marr pjesë në sulmin ndaj ish drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosoëvs Sokol Zogaj.

Sipas Gjykatës më 16 gusht të vitit të kaluar rreth orës 07:12, në rrugën “Imzot Nikë Prelaj” në lagjen Ulpiana, në Prishtinë, pas marrëveshjes paraprake me të pandehurit B.A dhe G.M, i akuzuari B.Zhjeqi , me dashje ka kontribuar në krijimin e kushteve për kryerjen e veprës penale të sulmit ndaj Ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës .

“Të akuzuarit B.ZH i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri e këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

I dëmtuari S.Z për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civil. Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat