Deputeti i Kuvendit të Kosovës rrëfen nëse ka kërkuar shpëtim tek Burdushi

Lajme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës rrëfen nëse ka kërkuar shpëtim tek Burdushi

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 17:28
Hysri Peqani– Burdushi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka mohuar të ketë qenë klient i të ashtuquajturit mjek popullor, Hysri Peqanit – Burdushit, por deputeti ka pranur të ketë qenë kënduar në një ngjarje të organizuar nga Burdushi.

Media ka raportuar sot se në shtëpinë e Burdushit kishte kërkuar ndihmë Labinot Tahiri, siç thotë gazeta, ai ka qenë në mesin e disa figurave publike që e kanë vizituar të ashtuquajturin mjek popullor – Burdushin.

Por, Tahiri e ka quajtur të pavërtetë këtë raportim, megjithëse e ka pranuar që ka kënduar në një aheng të familjes së Hysri Peçanit – Burdushit.

“Spo e di. Nuk e mbaj mend. Kjo që po dëgjoj është absurde. Jo, unë kam marrë pare në dasmën e Burdushit. Punë për mu është sa jam pagu”, ka thënë Tahiri.

Hysri Peqani ndodhet në praaburgim prej rreth një jave, pasi Prokuroria e Shtetit dyshon se ai ka mashtruar qytetarët e Kosovës përmes aktiviteteve të paligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat