Vuçiqi arsyeton fyerjen që Daçiqi ia bëri kancelarit të Austrisë

Lajme

Vuçiqi arsyeton fyerjen që Daçiqi ia bëri kancelarit të Austrisë

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 18:14
Sebastian Kurz

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se Austria dhe kancelari i saj Sebastian Kurz janë miq të sinqertë të Serbisë.

Ai ka thënë kështu pasi që ministri serb i Punëve të Jashtme - Ivica Daçiq, në një konferencë për media, bëri shumë vërejtje ndaj Austrisë e njëkohësisht e kishte fyer kancelarin e saj Sebastian Kurz për përkrahjen që ky vend i kishte dhënë Kosovës për t’u pranuar në Interpol.

“Besojmë se Austria është mik i sinqertë. E kuptoj edhe atë që e ka thënë Daçiqi ... Mendoj se edhe Sebastian Kurz është mik i sinqertë i vendit tonë. Por Daçiqi ka qenë i rreptë ndaj Kurzit edhe herën e fundi kur ai ka qenë këtu”, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat