Ambasadori britanik me fjalë të mëdha për Fadil Vokrrin dhe Driton Kukën

Lajme

Ambasadori britanik me fjalë të mëdha për Fadil Vokrrin dhe Driton Kukën

Nga: N.H Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 23:09
Ruairi O

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O'Connell, përmes një postimi në Facebook është shprehur i lumtur me sukseset e shtetit të Kosovës në kategorinë e sportit

O'Connell në këtë postim gjithashtu ka thënë fjalë të mëdha për dy legjendat e sportit në Kosovë.

“Ëndrra ime është të bejë për vendin tim 1% ç’ka kanë bëre Fadil Vokrri dhe Driton Toni Kuka për vendin e tyre”, ka shkruar ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O'Connell.

Ky reagim vije pasi Kosova e shembi Azerbajxhanin me rezultat 4:0, në ndeshjen e fundit të grupit 3 të kualifikueseve në Ligën e Kombeve në Divizionin D në futboll. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat