“Urime djem, urime sportdashës. Gëzuar fitorja, mos u ndalni!:
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka përgëzuar futbollistët e përfaqësueses së Kosovës, por edhe sportdashësit me rastin e fitores bindëse ndaj Azerbajxhanit, me mesazhin: Mos u ndalni!
Ja postimi i Ministres Hoxha në Facebook:
“Urime djem, urime sportdashës. Gëzuar fitorja, mos u ndalni!
Në garën e Ligës së kombeve, Kosova shkëlqeu në futboll, si asnjë përfaqësuese tjetër në rajon e më gjerë, me lojë, korrektësi dhe rezultate.
Krenare me sukseset e sportistëve tanë!! #ZemraMal #Kosova #DhurataHoxha”. /Lajmi.net/