Rakiq: Serbët e Kosovës kërcënohen nga katastrofa humanitare

Lajme

Rakiq: Serbët e Kosovës kërcënohen nga katastrofa humanitare

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 10:30
Goran Rakiq

Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq ka thënë se vendimi i Prishtinës për rritjen e taksës për mallrat e Serbisë në 100 përqind kërcënon serbët e Kosoëvs me një katastrofë humanitare.

Ai ka thënë për Tanjug se në takimin e  sotëm që do të kenë në Beograd me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq do ta njoftojnë atë me situatën në teren dhe do t’ia përcjellin porosinë e qytetarëve.

Presidenti i Serbisë sot do të takojë në Beograd përfaqësuesit e serbëve të Kosovës ndërsa dje pas vendimit që mori Qeveria Haradinaj ai ka mbledhur edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat