Kosova acaron marrëdhëniet Serbi – Mal i Zi

Lajme

Kosova acaron marrëdhëniet Serbi – Mal i Zi

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 14:59
Damjan Dërmanoviq

Votimi i Malit të Zi pro anëtarësimit të Kosovës në Interpol ka hidhëruar shumë Serbinë dhe ka acaruar sërish marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy vendeve.

"Nuk e di pse në Serbi po bëhet kaq dramë rreth kësaj. Ne kemi votuar edhe më parë për pranimin e Kosovës. Këtë e kemi përsëritur edhe kësaj radhe. Ne bëjmë pjesë në 100 e kusur vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Në dialogun kosovaro-serb jemi partnerë konstruktivë dhe e inkurajojmë zgjidhjen”, ka thënë për rtcg ministri malazez i Punëve të Jashtme Damjan Dërmanoviq.

"Nga rajoni ynë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol kanë votuar Shqipëria, Maqedonia,Mali i Zi, Kroacia dhe Sllovenia. Vetëm Bosnja e Hercegovina ka qenë kundër. A është kjo ndonjë dramë që nuk ka qenë e njohur?", ka thënë në Shkup Darmanoviq

Ai ka shtuar se Mali i Zi ka votuar sikur aleatët tij në NATO dhe në BE. "Nuk shoh arsye pse dikush të habitet për këtë votim nëse nuk e është për përdorim të brendshëm”, ka thënë shefi i diplomacisë malazeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat