Policia do të reagojë në rast të barrikadave

Lajme

Policia do të reagojë në rast të barrikadave

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 15:24
Ilustrim

Pjesëtarë të Njësitit për Reagim të Shpejtë (NJRSH) në kuadër të Policisë së Kosovës së bashku me autoblindat e tyre po qëndrojnë në Kampin ‘Belvedere’ në fshatin Frashër të Mitrovicës.

Burime bëjnë të ditur se ata kanë arritur nga Prishtina dhe vende tjera të Kosovës për të reaguar në veri në rast nevoje. 

“Ka zëra se serbët po përgatiten të vendosin barrikada në disa pozicione kyçe që lidhin jugun me veriun e vendit, duke përfshirë këtu edhe urën kryesore mbi Ibër në Mitrovicë. Në atë rast policia do të reagojë menjëherë për të mos lejuar këto barrikada”, kanë thënë burimet.

Burimet më tej kanë shtuar se nëse marrin urdhër nga Beogradi, serbët e veriut përveç urës kryesore, kanë në plan të vendosin barrikada edhe në fshatin Rudarë e Zupç, si dhe në disa vende tjera, me ç’rast do të paralizohej qarkullimi i automjeteve në drejtim të pikave kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat