Detaje të aksionit të Njësisë Speciale në Veri, mësoni gjithçka që ndodhi sot në Mitrovicë - Bota Sot
Detaje të aksionit të Njësisë Speciale në Veri, mësoni gjithçka që ndodhi sot në Mitrovicë

Lajme

Detaje të aksionit të Njësisë Speciale në Veri, mësoni gjithçka që ndodhi sot në Mitrovicë

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 07:23
Pamjet e aksionit të Njësisë Speciale në Veri dhe dëshmitë e konfiskuara gjatë aksionit.

(E plotësuar) - Policia e Kosovës, përmes një komunikate per media ka bërë të dtur materialet dhe dëshmitë e konfiskuara gjatë aksionit në Veri të vendit.

Sipas Policisë, dëshmitë e konfiskuara në vendin e ngjarjes:

Një fluturake (Dron) me teledirigjues dhe bateri të llojit ROHS,

Një telefon (I-phone),

Një telefon “Microsoft”,

Dy telefona mobil të llojit Nokia dhe Samsung,

Një llap top “Lenovo”,

Dy IPAD të llojeve SPIDE dhe Samsung SM-T 280,

Një radio lidhje (motorollë) jo zyrtare, me mbushës, 

Një këllëf për armë-revole,

Dy jelekë ushtarak,

Një armë automatike (AK 47), prodhim Jugosllav me një karikator të zbrazët,

Katër karikatorë të AK-47 me 106 (njëqind e gjashtë) fishekë,

Një karikator me 10 (dhjetë) fishekë të cal. 9 mm,

Një granatë dore M-75,

Dy karikatorë të zbrazët, njëri i armës automatike AK 47 dhe një i revoles,

Një karikator i armës automatike me 26 (njëzet e gjashtë) fishekë të cal. 7.62 mm,

Tre fishekë të cal. 7.62 mm X39,

Një tytë e tromblonit,

Një shufër gome,

Substancë e dyshuar narkotike me sasi prej 76 gram,

Dokumente të ndryshme dhe dy blloka xhepi,  

Shtëpizë kompjuteri “ASUS”,

Si dhe një prej jo zyrtar.

Vendimi i të prokurorit të PSRK-së për personat e ndaluar.

“Me aktvendim të prokurorit të PSRK-së, katër të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej dyzet e tetë (48) orëve”, thuhet në komunikatën e policisë, ërpcjellë “Bota sot”.

Image

Pamje të aksionit të Njësisë Speciale në Veri, këta janë emrat e katër të arrestuarve në Mitrovicë

Forcat speciale të Policisë së Kosovës ROSU kanë arrestuar sot në Mitrovicë katër persona, nën dyshimin se janë të përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Prokuroria ka njoftuar se te të dyshuarit janë gjetur armë pa leje dhe dëshmi të tjera, lidhur me këtë rast.

Prokuroria Speciale ka dhënë detaje lidhur me aksionin e sotëm në veri, ku u arrestuan katër persona, si të dyshuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Në Prokurori thonë se janë kontrolluar disa lokale dhe prona në pjesën veriore të Mitrovicës, për shkak se është vlerësuar se ka gjasa reale se në këto lokale, shtëpi dhe prona mund të zbulohen dhe konfiskohen prova të rëndësishme për veprën penale.

“Me qëllim që të zbatohen procedurat e ligjshme dhe të drejta për sigurimin e provave dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprën penale të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, në bazë të kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, dhe urdhrit të lëshuar me shkrim nga Gjykatësi i procedurës paraprake i Krimeve të Rënda në Prishtinë, janë kontrolluar disa lokale dhe prona në pjesën veriore të Mitrovicës, për shkak se është vlerësuar se ka gjasa reale se në këto lokale, shtëpi dhe prona mund të zbulohen dhe konfiskohen prova të rëndësishme për veprën penale”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Gjatë këtij aksioni, “Policia e Kosovës ka gjetur armë pa leje dhe materie tjera që përbëjnë veprën penale, për të cilën ndiqet sipas detyrës zyrtare.”

Qeveria e Kosovës tregon pse u ndërmor aksioni policor në Mitrovicë

Përmes një kumtese Qeveria e Republikës së Kosovës ka sqaruar pse është marrë aksioni i sotëm në Mitrovicën veriore.

Ajo ka thënë se aksioni policor në veri të Kosovës që ndërlidhet me ndalimin e disa të dyshuarve për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq, është realizuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Sipas kumtesës, veprim policor ishte në pajtim të plotë me ligjin, konform urdhrit të Prokurorisë Speciale, dhe nuk ndërlidhet në asnjë mënyrë me asnjë zhvillim politik. Qeveria e Kosovës siguron të gjithë qytetarët se shteti i Kosovës dhe organet e tij të rendit, në asnjë mënyrë dhe asnjëherë nuk do të orientohet kundër asnjë grupi etnik apo politik.

Në kumtesë Me këtë rast, Qeveria e Kosovës iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, subjekteve politike, kryetarëve të komunave, posaçërisht atyre në veri dhe organeve të tjera, që të kontribuojnë në mbajtjen dhe avancimin e qetësisë publike, në shërbim të paqes dhe stabilitetit.

Është më rëndësi që askush të mos bie pre e dezinformatave të ndryshme. Ruajtja e rendit dhe respektimi i ligjit është në interes të të gjithëve në Kosovë, përfundon kumtesa.

Policia jep detaje rreth në veri të Kosovës, Milan Radojiçiq arrin që të ikë

Policia e Kosovës, konkretisht drejtoria për hetimin e krimeve të rënda nën udhëheqjen e Prokurorit Special, si dhe në mbështetje të njësive tjera speciale policore, sot pas hetimeve disa mujore dhe me urdhëresë të gjykatës, ka kryer kontrolle në katër lokacione në veri të Mitrovicës.

Sipas Policisë, në këtë operacion janë arrestuar katër persona, tre prej tyre që dyshohen se janë të përfshirë në veprën penale ,,Vrasje e rëndë”, kurse një person tjetër është arrestuar sepse ka rezistuar dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kontrollit dhe arrestimit të të dyshuarve për rastin në fjalë.

“Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë N.S.  viti i lindjes 1976, M/S/K, njëherit zyrtar policor  në Veri të Mitrovicës, M.R. viti i lindjes 1993, M/S/K, D.M. viti i lindjes 1970, M/S/K, po ashtu zyrtar policor në Veri të Mitrovicës, A.C.  viti i lindjes 1965, M/S/K; ndërsa personi  i cili ende mbetet në kërkim policor, pasi nuk është gjetur në lokacionin e tij është M.R. viti i lindjes 1978 po ashtu M/S/K. Policia e Kosovës gjatë kontrollit në këto lokacione po ashtu ka sekuestruar edhe disa dëshmi relevante që ndërlidhen me rastin, dëshmi këto të cilat do të procedohen sipas procedurës ligjore”, thuhet në komunikatën e policisë.

Sipas policisë, të gjitha veprimet e mëtutjeshme rreth rastit dhe personave të arrestuar, do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me organet e drejtësisë, gjegjësisht prokurorin kompetent të rastit.

Emrat e katër të arrestuarve në Mitrovicë

Mëngjesin e sotëm janë ndaluar katër persona në veri të Mitrovicës, tre prej tyre të dyshuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviqi në janar të këtij viti, kurse njëri për shkak të rezistimit ndaj policëve.

Media mëson se Millan Radojiçiq, një nga figurat kryesore të komunitetit serb në veri, i portretizuar si kriminel, ka arritur që të ikë nga Policia e Kosovës.

Forcat speciale të Policisë së Kosovës ROSU kanë arrestuar sot në Mitrovicë katër persona, siç raportohet, në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, që ka ndodhur më 16 janar të këtij viti.

Merret vesh se është arrestuar Dragisha Markoviq, pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili ka qenë i angazhuar rreth hetimit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Po ashtu janë arrestuar edhe Sasha Gjuriq, Marko Rashiq, si dhe Nedelko Spasojeviq. Markoviq e Spasojeviq janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Siç raportojnë mediat serbe, të arrestuarit janë dërguar në drejtim të pjesës jugore të Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Daut Hoxha ka konfirmuar arrestim e katër personave, por nuk ka dhënë emra.

Rakiq thotë se po të mos tërhiqej ROSU do të bëhej luftë, jep emrin e të arrestuarit të tretë

Image

Kryetari i Mitrovicës së Veriut ka vazhduar të deklarohet për mediat serbe në lidhje me ngjarjet e stoshme atje.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka pasur një aksion në këtë pjesë, ku ka arrestuar disa persona. 

Raportohet për katër të arrestuar, kurse Rakiq deri tani ka dhënë emrin e tre personave.

Rakiq ka përshkruar versionin e tij të ngjarjes duke thënë se Njësia Speciale hyri në banesën e Dragisha Markoviq, polic i Kosovës dhe dy qytetarëve të tjerë, Sasha Quriçiq dhe Milosh Roshiq. Rakiq thotë se Policia i ka njoftuar se aksioni po bëhej në lidhje me vrasjen e Ivanoviqit.

"Por, unë dyshoj për këtë gjë. Unë dyshoj se arrestimet kanë të bëjnë me zhvillimet e djeshme"; tha Rakiq,

"Në rast se ROSU nuk do të tërhiqej, do të kishte luftë", tha mes tjerash Rakiq. 

Image

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit të sotshëm aksion në Mitrovicën e Veriut.

Ndërkohë, janë publikuar edhe fotografi e video nga momenti kur Njësia Speciale gjendej në veri.

Pas këtij aksioni janë lëshuar alarmet në Mitrovicën e Veriut, raportohet se qytetarët kanë filluar të dalin në rrugë.

Tani, televizioni publik serb RTS citon Igor Simiq, udhëqësin e Listës Serbe që thotë se janë arrestuar dy persona.

Dragisha Markoviq është një nga të arrestuarit. Ai është pjesëtar i policisë së Kosovës po punonte në hetimet për vrasjen e Ivanoviqit.

Poashtu, sipas RTS, i arrestuari tjetër është Marko Rashiq.

Image

Policia konfirmon arrestimet në veri lidhur me vrasjen e Ivanoviqit

Policia e Kosovës ka konfirmuar se mëngjesin e sotëm me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka ndaluar katër persona në Veri të Mitrovicës, tre prej tyre të dyshuar për lidhje me vrasjen e liderit serb Oliver Ivanoviq, kurse një i cili ka rezistuar ndaj policëve.

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka thënë se me këtë rast janë bastisur katër lokacione, kurse në konsultim me prokurorin kompetent ndaj të ndaluarve është duke vazhduar procedura e mëtutjeshme ligjore.

Sot para orës 06:00 të mëngjesit në Veri të Mitrovicës janë arrestuar katër të dyshuar për vrasjen e liderit serb të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq në janar të këtij viti.

Burimet bëjnë të ditur se njësitë speciale të policisë së Kosovës kanë arrestuar katër persona që dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e Ivanoviqit.  Policia ka bastisur dy lokacione në atë pjesë.

Serbët në veri kanë aktivizuar alarmin që simbolizon tubimin e qytetarëve atje, mirëpo deri në këto momente nuk ka numër të madh të të tubuarve, por alarmi mund të dëgjohet edhe tani.

Mediaka tentuar të kontaktojë me policinë në Mitrovicë, por zëdhënësi Avni Zahiti ka thënë se nuk është në dijeni për asgjë.

Në jug ka akoma pjesëtare të njësisë speciale të policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...