Aleksandër Vuciq komenton vendosjen e billbordave të Haradinajt në Kosovë

Lajme

Aleksandër Vuciq komenton vendosjen e billbordave të Haradinajt në Kosovë

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 21:28
Aleksandër Vuciq komenton vendosjen e billbordave të Haradinajt në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas mbledhjes së jashtëzakonshme me Qeverinë e Serbisë, ka thënë se Kosova e ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s.

Sipas tij, me masat e Qeverisë së Kosovës po kërcënohet zhvillimi ekonomik i Serbisë dhe i Bosnjës, prandaj sipas tij, ai do të koordinohet me Bosnjën që kjo të tejkalohet.

“Ata na kanë akuzuar neve për Interpol, edhe pse ne nuk kemi kërkuar votim në Interpol. Prandaj e morën atë vendim. Ne ju kemi thënë mos kërkoni hyrje në organizata ndërkombëtare, sepse kjo duhet të jetë pjesë e marrëveshjes së gjithëmbarshme”, tha ai, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, deklarata e Haradinajt nuk është rastësi, ai tha se do të shkojmë me këto masa, që Serbia për një muaj ta pranojë pavarësinë, përndryshe do të ketë pakënaqësi në Serbi dhe do të rrëzohet qeveria.

“Me vendimin e Haradinajt u pajtuan edhe deputetët e Hashimit dhe Kadri Veseli që kjo taksë të jetë 100 për qind. Ata kanë thënë se do të shkojnë deri në fund me këtë masë. I keni parë billbordet e Haradinajt se tash Kosova është shtet 100 për qind”, ka thënë Vuçiq.

Parulla gjigande janë vendosur gjatë ditës së sotme në sheshin kryesor të Prishtinës në të cilat ndërlidhet figura e kryeministrit Haradinaj.

Sipas tij, ata po luajnë me këtë, po e përdorin për konsum ditor politik dhe asgjë nuk iu intereson.

“Ata po i bëjnë punët bashkë dhe te sinkronizuar, polici i mirë Hashimi, polici i keq Haradinaj”, tha ai.

Ai ka shtuar se Serbia asgjë nuk pranon nga kushtet e Kosovës.

“Tërhiqeni masat barbarë, jo civilizuese. Kur t’i hiqni ato jemi gati të bisedojmë për të gjitha temat. Nuk ka presion ndaj Serbisë që mund të na shtyjë të pranojmë kushtet e tyre”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat