Ishte viti 1999, kur shqiptarët kishin organizuar protesta në veri, aty ishin mbledhur edhe punëtorët të cilët protestonin për tu kthyer në vendet e punës në veri të Mitrovicës.
KFOR-it francez iu doli në ballë protestuese duke mos lejuar që të kalojnë në anën tjetër të Mitrovicës, ndërsa papritmas aty u shfaq Hashim Thaçi, i cili mbajti një fjalim që sot e asaj dite ishte një gënjeshtër, pasi premtimi nuk u mbajt asnjëherë, transmeton gazeta “Bota sot”.
Në atë kohë Kadri Veseli, ish kreu i SHIK-ut ishte njeri misterioz, por që shfaqet të grupi i sigurimit të Thaçit, ku lenë për të kuptuar se ishte një marrëveshje e dy protagonistëve të PDK-së të cilët që nga ajo ditë e deri më sot akuzohen se kanë gisht në ndarjen e Mitrovicës së bashku me francezët.
Në këtë video shihet se si Hashim Thaçi iu premton protestuesve se së shpejti do të kthehen në vendin e tyre të punës në spitalin verior, mirëpo ato ishin vetëm premtime të kota të tij, të cilat i vazhdoi deri në ditën e sotshme.