Ekonomisti serb: Bizneset tona janë goditur nga taksa, ja sa milionë do t’i humbim! - Bota Sot
Ekonomisti serb: Bizneset tona janë goditur nga taksa, ja sa milionë do t’i humbim!

Lajme

Ekonomisti serb: Bizneset tona janë goditur nga taksa, ja sa milionë do t’i humbim!

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Vendosja e taksës në masën 100% për gjitha produktet e Serbisë ka nxitur reagime të shumta në Beograd. Përpos politikanëve, për këtë rast është deklaruar edhe Dhoma e Tregtisë në Serbi të cilët janë shprehur të zhgënjyer me vendim e Qeverisë “Haradinaj”.

Kryetari i kësaj dhome, Aleksandër Radonoviq ka deklaruar se  taksa në fjalë ka dëmtuar në masë të madhe bizneset serbe. “Kjo masë ka prekur shumicën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, u shpreh ai.

Përpos bizneseve, Radonoviq aludoi se masa për produkte ka prekur në mënyrë direkte gjithë konsumatorët që jetojnë në Republikën e Kosovës.

“Ato janë të drejtuara kundër të gjithë qytetarëve në Kosovë, pasi paratë nuk e dinë se cila kombësi është blerësi”, është deklaruar ai.

Më tej, kreu i Dhomës Ekonomike shpjegoi se për vetëm një vit Serbia ka përfituar mbi 400 milionë euro nga Kosova, ndërsa këtë vit ishte parashikuar edhe më shumë.

“Vitin e kaluar kemi pasur shitje të mallrave me përftim rreth 442 milionë euro. Ndërsa këtë vit planifikimi ishte për shitjen e mallrave me vlerë mbi 500 milionë euro” , është shprehur Radonoviq, duke shtuar se taksa do të jetë pengesë e madhe për të arritur këto shifra.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se marrja e vendimit për rritjen e taksës është veprim i zorit, pasi sipas tij Serbia e ka bllokuar Kosovën.

“Ne e kemi bërë një analizë të marrëveshjes së CEFTA-s nga Serbia. Malli i Kosovës ka pas vështirësi me hy në Serbi, çdo produkt që ka hy është analizuar, e ka penguar transportin. E ka penguar ani pse ne jemi ankuar disa herë. Kjo është një masë legjitime që e ka marrë Kosova, e kemi paralajmëruar se kjo mund të rritet”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq theksoi se taksa është “tepër e shqetësuese për pozitën e serbëve në Kosovë si dhe për sigurinë në rajon”.

Këto masa e “bllokojnë praktikisht tregtinë mes Serbisë dhe Kosovës“ dhe se “Prishtina ka për qëllim të dëbojë serbët dhe të detyrojë Beogradin të kapitullojë“. Presidenti i Serbisë i dërgoi lutje shqiptarëve të Kosovës që të tërheqin këtë vendim. “Ju lus sikur Zotin, që të tërhiqni këto masa”, tha ai me shpjegimin se “të gjithë kemi nevojë për paqe”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...