Vendimi i gjykatës për të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviqit, në ora 17:00

Lajme

Vendimi i gjykatës për të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviqit, në ora 17:00

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 16:43
Ilustrim

Vendimi për të arrestuarit serbët në Kosovë, do të shpallet në orën 17:00.

Kështu ka thënë njëri nga avokatët e të pandehurve për Tanjug, Dejan Vasiq.

Gjykata Komunale në Prishtinë pritet të marr vendim pas propozimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës për të urdhëruar paraburgimin deri në 30 ditë për të tre serbëve të arrestuar të premten në Mitrovicë të dyshuar për përfshirje në vrasjen e liderit të partisë, SDP, Oliver Ivanoviq.

Seanca ishte e mbyllur për publikun.

Serbi i katërt, i cili u arrestua gjithashtu dje, Sasa Curçiq, u tha se duhet të sillen në gjykatën në Mitrovicë, për shkak se ai nuk është i akuzuar për vrasje, por vetëm për pengim të policisë në kryerjen e detyrave zyrtare.

Të dyshuarit u pyetën para inspektorëve të policisë së Kosovës dje.

Ivanoviç u vra më 15 janar rreth orës 9:00 paradite para selisë së partisë së tij në veri të Mitrovicës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat