Protesta e serbëve në Mitrovicë, Simiq flet për “armët më të mëdha serbe”

Lajme

Protesta e serbëve në Mitrovicë, Simiq flet për “armët më të mëdha serbe”

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 12:24
Anëtari i Shtabit të Krizës të Listës Serbe Slavko Simiq

Anëtari i Shtabit të Krizës të Listës Serbe Slavko Simiq, tha se kjo parti sot organizon një protestë të qetë për të kundërshtuar politikën e Prishtinës zyrtare.

Ai tha se nëse kjo politikë nuk ndryshon, Lista Serbe me siguri se do të marrë hapa të mëtejshëm për jetë "racionale dhe në përputhje me situatën."

SImiq tha për Beta se pjesa veriore e Mitrovicës është duke organizuar një protestë paqësore kundër institucioneve të Prishtinës që "imponon taksat dhe  kryen arrestime".

"Armët tona më të mëdha do të jenë paqja dhe protestat paqësore, dhe në anën tjetër do të kem njerëz, të cilët do të përpiqen të na provokojnë dhe të vazhdojmë me vendimet që do të sjellin në pikëpyetje mbijetesën e serbëve në Kosovë, "tha Simiq.

I pyetur se a ekziston mundësia që deputetët serbë të largohen nga Kuvendi i Kosovës dhe ministrat serbë të largohen nga qeveria, Simiq ka theksuar se protesta është hapi i parë.

"Kjo protestë është një nga hapat për të mbrojtur familjet tona, për të mbrojtur komunitetin tonë dhe interesat e popullit tonë. Nëse nuk ndryshon politika e qëndrimit të Prishtinës ndaj popullit serb, sigurisht se do të marrim hapa të mëtejshme për të qenë racional, por në pajtim me situatën", përfundoi Simiq,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat