Drecun: KFOR-i reagon kur serbët protestojnë qetë, por jo edhe kur ROSU vërsulet në shtëpitë e tyre

Lajme

Drecun: KFOR-i reagon kur serbët protestojnë qetë, por jo edhe kur ROSU vërsulet në shtëpitë e tyre

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 15:54
Millovan Drecun

Kryetari i Këshillit për Kosovën i Kuvendit të Serbisë, Millovan Drecun, ka thënë sot se KFOR-i nuk po i kontribuon stabilizimit të situatës.

Drecun i ka bërë thirrje komandës së këtij misioni ushtarak të tregojë pse kanë ardhur mbrëmë në bazën në Mitrovicën e jugut 20 kamionë, raporton Tanjug.

Drecun, ka thënë se grumbullimi i forcave dhe armatimi nga Prishtina në Mitrovicën e jugut, e kanë vënë  veriun e Kosovës në një lloj rrethimi në trajtë “patkoi”.

Ndërsa zyrtarë nga zyra për marrëdhënie me publikun nga KFOR-i kanë bërë të ditur se do të realizojnë disa stërvitje ushtarake në veri të Kosovës.

“Ky aktivitet është i zakonshëm dhe nuk ndërlidhet asgjë me ndonjë kërcënim apo shqetësim të veçantë. Situata në Kosovë është nën kontroll dhe KFOR vazhdon të mbrojë të gjithë qytetarët në Kosovë, siç ka bërë që nga viti 1999, theksohet më tej në detajet e lëshuara”, është thënë në njoftimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat