Kërcënimet nga dy koka. “Shqipëria e Madhe”, në mënyrë histerike po na troket në derë!

Lajme

Kërcënimet nga dy koka. “Shqipëria e Madhe”, në mënyrë histerike po na troket në derë!

Sevdail Hyseni Nga Sevdail Hyseni Më 28 nëntor 2018 Në ora: 09:06
Festat e përbashkëta shtetërore

Gazeta me tirazh më të madh në Serbi, “Blic”-i, në numrin e saj të sotëm, shkruan se “Projekti i "Shqipërisë së Madhe" troket në derë. Disa do të thoshin që në mënyrë histerike po troket, sepse duart e kryqëzuara në shenjë të simbolit të shqiponjës dykrenare do të mbetet objektivi kryesor i politikanëve shqiptarë, të cilët nuk do të humbasin të bëjnë fotografi  me “pamje të tilla”. Sidoqoftë, përtej rrëfimeve dhe kërcënimeve me bashkim të shqiptarëve, i cili do të rrezikonte të gjithë rajonin, në këtë fushë ky projekt po zbatohet në terren!

Në vijim kjo gazetë trumbeton se “Një dëshmi e qartë është, gjithashtu, edhe seanca e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në Pejë, e cila është mbajtur dje, dhe në të cilën kryeministri Edi Rama, "pa dorëza", ftoi kryeministrin e institucioneve të përkohshme të Prishtinës Ramush Haradinaj, të fillonte hartimin e "një strategjie të përbashkët për bashkimin e shqiptarëve në 2025. ". Çdo gjë është e natyrshme e përjetësuar në një foto në të cilën Rama dhe Haradinaj, i kanë palosur duart mbi Flamurin, i cili është simbol i Shqipërisë së Madhe.

Por, përveç kërcënimit dhe frikësimit, Shqipëria dhe Kosova, si hap i parë drejt bashkimit të të gjithë shqiptarëve, me të madhe po i fshijnë  barrierat që i ndajnë. Ka shembuj të shumtë dhe asnjëri prej tyre nuk është i efektshëm, thuhet më tej në këtë të përditshme beogradase, të radhitura sipas shembujve e titujve.

Image

1. Fshirja e detyrimeve doganore

Masa e fundit në këtë drejtim është mbështetja e qeverisë shqiptare me krijimin e një tarife prej 100 për qind për veriun e Kosovës, si dhe marrjen e një vendimi që ajo tarifë të jetë "zero" kur është fjala për jugun e Kosovës. Megjithatë, lista është më e gjatë.

2. Përbashkësia e politikës së jashtme

Kryeministri shqiptar propozoi, gjithashtu, krijimin e një fondi të përbashkët për funksionimin e politikës së jashtme, i cili do të ndihmonte "integrimin e të dy vendeve në BE deri në vitin 2025". Gjithashtu, ideja është që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, Kosovës do t’i lejohet kalimi në Portin e Durrësit dhe në periudhën e ardhshme edhe në bashkësinë doganore.

Gjatë takimit të djeshëm Tirana dhe Prishtina, kanë nënshkruar me dhjetëra marrëveshjesh në fusha të ndryshme, të cilat ato i kanë bërë edhe më parë, krejt me qëllim të bashkëpunimit sa më të mire dhe integrimit të Shqipërisë me Kosovën.

3. Largimi i kufijve

Disa muaj më parë, është njoftuar heqja e kontrollit të lëvizjes së udhëtarëve nga Kosova në Shqipëri, gjithashtu edhe nga viti i ardhshëm, mirëpo një dokument i tillë  është miratuar edhe nga Kuvendi i Kosovës.

Image

4. Largimi i romingut

Përveç kësaj, në fillim të këtij viti, ajo miratoi, gjithashtu, një vendim për heqjen e romingut për telefoninë mobile midis operatorëve në Kosovë dhe, natyrisht, atyre në Shqipëri.

5. Projektet e përbashkëta të infrastrukturës

Gjithashtu, nuk është e panjohur që autostrada 137 km që lidh Prishtinën dhe Tiranën u ndërtua në shpejtësi, për vetëm tre vjet, në të cilën janë bërë investime të mëdha, sipas hulumtimit të BIRN, deri në dy miliardë euro. Fondet, natyrisht, nuk janë kursyer, Shqipëria dhe Kosova janë të lidhura dhe infrastrukturë.

Image

6. Festat e përbashkëta shtetërore

Për të theksuar afërsinë midis Kosovës dhe Shqipërisë, dëshmon fakti se vitin e kaluar në Kosovë për herë të parë u festua Dita e Flamurit Shqiptar, e cila me vendimin e Ramush Haradinajt u shpall festë shtetërore. Përndryshe, vizita e tij e parë zyrtare kur u zgjodh kryeministër ishte Shqipëria.

Nga ana tjetër, bashkësia ndërkombëtare qëndron e vendosur në mendimin se një gjë e tillë nuk është e mundur dhe se "Shqipëria e Madhe" është vetëm një "dëshirë e shurdhër". Megjithatë, ajo që është vërejtur, të dukej si provokim i fëmijëve, duke përfshirë edhe atë të djeshmen, ku anëtarë të të dy qeverive kryqëzuan duart në formë shqiponje - simbol i "Shqipërisë së Madhe", kurse reagimi mungon.

Çfarë është "Shqipëria e Madhe"

Nëse ndonjëherë realizohet ideja e krijimit të "Shqipërisë së Madhe", ajo krahas Shqipërisë dhe Kosovës, do të “shkëpuste” territoret e Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë dhe Greqisë.

Sipas kësaj ideje, në përbërjen e saj do të hynin: Ulqini, Plava, Rozhaja dhe Podgorica (Mali i Zi), pastaj Kosova, Lugina e Preshevës Leskoci, Vranja dhe Prokupla (Serbi), Maqedonia Perëndimore dhe Shkupi (Maqedonia), si dhe pjesa greke së bashku me Shqipërinë dhe Maqedoninë, deri në qytetin e Janinës (Greqi). Kështu, për shembull, do të thoshim edhe ishulli i famshëm i Korfuzit, do të bëheshin pjesë e "Shqipërisë së Madhe", thuhet në gazetën “Blic” të Beogradit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat