Kur flamuri jugosllav u shkoq në dasmën shqiptare

Lajme

Kur flamuri jugosllav u shkoq në dasmën shqiptare

Nga: K. Goca Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 14:17
Faksimili i regjimit kriminal të asaj kohe

Në orën njëmbëdhjetë të natës së 23 tetorit 1982 ishte hequr flamuri jugosllav në një dasmë në fshatin Komogllavë të Ferizajt. Ishte lënë vetëm ai kombëtar. Bajram Ademi, atëherë 27 vjeç, nuk donte që flamuri jugosllav, që simbolizonte pushtimin e shqiptarëve, të valonte krah atij kuqezi.

Dhe kjo vepër patriotike ishte konsideruar “armiqësore” në shkrimin e së dielës së shtatë nëntorit 1982 në gazetën “Rilindja”, e cila raportonte rastin me titullin “Indinjatë për shkak të heqjes së flamurit”. Këtë shkrim ende e ruan i biri i Bajram Ademit, Habibi.

Aty konsiderohet “akt i ndytë veprimi armiqësor” i Ademit, tani të ndjerë. Supozohej se heqja e flamurit jugosllav ishte kryer prej vëllait të mitur, por në fakt ishte bërë prej vetë Bajramit. Ai do të arrestohej më 26 tetor 1982 dhe do të torturohej e mbahej prapa grilave deri më 27 nëntor të të njëjtit vit. 

Image

 Bajram Ademi

“Arsyeja e burgosjes ka qenë që unë e kam shkoqur flamurin jugosllav dhe i kam sharë policët serbë, me ç’ rast ata më kanë marrë dhe më kanë rrahur në stacion deri në alivanosje, sepse nuk e kam dashur sistemin jugosllav. Dhe prej asaj dite jam i paaftë”, lexon me emocione Habib Ademi pjesë të ditarit dorëshkrim të veprës së babait në Ditën e Flamurit.

Image

Shkrimi në gazetën Rilindja në vitin 1982

Nëpër faqet të ditarit përshkruhet se si Bajram Ademi ishte detyruar të lajmërohej në stacion edhe pas lirimit nga burgu. “Më kanë rrahur e maltretuar dhe në fund më dërguan në spital mental”, shkruan në dokumentet që i janë dorëzuar Shoqatës së të Burgosurve Politik në Ferizaj, ku ishte i dhënë libreza e anëtarësisë të ndjerit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat