Stefanoviq tregon pse nuk është zbardhur rasti i vrasjes së Oliver Ivanoviq

Lajme

Stefanoviq tregon pse nuk është zbardhur rasti i vrasjes së Oliver Ivanoviq

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 19:30
Nebojsha Stefanoviq

Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviq tha sot se për shkak të "trajtimit të dobët" të EULEX-it, rasti i vrasjes së kryetarit të Iniciativës SDP Oliver Ivanoviq ende nuk është zgjidhur.

"Nuk pres shumë nga institucionet e Prishtinës, por pres që EULEX të mos e trajtojë këtë rast me mosbindje, sepse për shkak të trajtimit të dobët të BE-së nuk kemi zgjidhje për këtë rast," tha Stefanoviq në parlamentin serb ku deputetët ngritën pyetje për anëtarët e qeverisë.

Ai pyeti se ku është EULEX në hetimin e vrasjes së Ivanoviq, ku janë njerëzit nga BE dhe ku është policia speciale.

"Ata nuk na lejojnë të hyjmë në skenën e krimit, nuk na japin plumbat që janë gjetur në vendin e ngjarjes. Ata mund të kenë bërë një milion ekspertiza, kurse ne e kemi  vështirë të kryejmë një hetim pasi nuk mund t'i verifikojmë dëshmitarët, xhirimet apo çfarëdo qoftë, "tha Stefanoviq.

Ai tha se vrasja e Ivanoviqit ishte një akt terrorist dhe një krim, dhe se Beogradi po bënte gjithçka që mundej të gjejë vrasësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat