Aktakuzë ndaj personit që bëri hajgare me veturën e Policisë

Lajme

Aktakuzë ndaj personit që bëri hajgare me veturën e Policisë

Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 15:27
Ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër L.K, për veprën penale të plaçkitjes së mjeteve motorike, të sanksionuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri L.K, me datën 14 gusht 2018, në fshatin Raushiq të Pejës, kundërligjshëm kishte vozitur veturën zyrtare të policisë, Golf 5, përderisa dy zyrtarët policorë e kishin lënë veturën zyrtare në një auto-larje dhe kishin shkuar pranë një qendre tregtare.

Në atë rast, i pandehuri L.K., kishte shfrytëzuar mungesën e policëve, ishte futur në veturë zyrtare dhe filloi ta ngasë atë, duke vendosur kapelën e policisë në kokë.

E tëra kjo ngjarje ishte incizuar nga një shok i të pandehurit L.K, ndërsa ky i fundit e kishte postuar në “Youtube”.

Kallxo e kishte raportuar këtë ngjarje më 14 gusht.

Prokuroria tha se me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat