Ambasadori rus Çepurin: Teksti i Haradinajt është një karikaturë e vërtetë

Lajme

Ambasadori rus Çepurin: Teksti i Haradinajt është një karikaturë e vërtetë

Sevdail Hyseni Nga Sevdail Hyseni Më 1 dhjetor 2018 Në ora: 07:42
Aleksandër Çepurin, Ramush Haradinaj

Ambasadori rus, i akredituar në Beograd Aleksandër Çepurin, për gazetën "Novosti", ashpër i dënoi deklaratat e Kryeministrit nga Prishtina të bëra publike në "Washington Post". Ambasadori mohon se Vuçiq, me mbështetjen e Moskës, ofron njohje në këmbim të një pjese të Kosovës.

Konfirmimet, të cilat Ramush Haradinajt i jep te "Washington Post", janë në formë karikature kurse për nga përmbajtja absurd. Ka potencuar se e drejta ndërkombëtare është në anën e e shtetit serb. Serbinë e mbështet jo vetëm Rusia, por edhe një numër I madh shtetesh të tjera. Për këtë arsye, faktet flasin se shumë shtete kanë hequr dorë nga vendimi i mëparshme për njohjen e pavarësinë së Kosovës. Këtë e ka dëshmuar edhe rezultati i votimeve i të organizatave ndërkombëtare, përfshirë edhe këtë të fundit Interpol-i?

Këtë e thotë për "Novosti", Ambasadori i Federatës Ruse në Beograd, Aleksandër Çepurin, duke reaguar në tekstin autorial të Kryeministrit “të institucioneve të përkohshme të Prishtinës” në gazetën amerikane, duke thënë se "Presidenti Aleksandër Vuçiq, kinse me mbështetjen e Rusisë, ofron njohje në këmbim të një pjese të territorit të Kosovës ".

Në të njëjtën kohë, kreu i vendit tonë është përgjigjur në pyetjen nëse ka nevojë të përgënjeshtrohen akuzat në tekst, të cilat, siç thekson ai, nuk kanë asnjë peshë të veçantë, përveçse duke insinuuar diçka rreth marrëdhënieve midis Serbisë dhe Rusisë:

- Ata i përmendin rusët çdo herë që sulmojnë Serbinë. Ne jemi krenarë për miqësinë tonë me Rusinë. Unë thjesht nuk e di pse aq shumë Hashim Thaçi e ka ndjekur Vladimir Putinin në Paris, dhe gjetiu. Do të ishte mirë që të merren vesh mes vete se cili është qëndrimi i tyre ndaj Rusisë. Por, unë nuk jam i interesuar në ndërhyrjen e tyre të brendshme dhe në lojën e një polici të mire, apo të keq – ka qenë i qartë Vuçiq, i cili shtoi se nuk ka arsye të flasë për aftësitë e këshilltarit të Haradinajt, që shkroi atë letër dhe të flas për të.

Presidenti, gjithashtu, vuri në dukje se Prishtina, nuk është e gatshme të tërheqë as tarifën dhe se me çdo çmim nuk do të bisedoj për sovranitetin shtetëror, do të thotë se negociatat llogariten si “akt i kryer”.

Ministri i Jashtëm Ivica Daçiq akuzoi Haradinajn për shpikjen dhe gënjeshtrën për të justifikuar veprimet, të cilat çojnë vetëm në përshkallëzimin e konfliktit:

- Është një surprizë e madhe, që ai arriti të botojë tekstin e autorit, sepse pena nuk është mjet i tij për t'u shërbyer. Dikush ia shkroi atij. Ai ka vrarë njerëz, ka udhëhequr UÇK-në, ai është i lirë, sepse nuk ka dëshmitarë të gjallë, të ndërkohë i ka vrarë. Vetën e paraqet si amerikan, dhe ne si një zonë ruse e ndikimit. Unë shpresoj se ai do të dëgjojë Pompe dhe do të shfuqizojë taksën", tha Daçiq.

Thaçi: Definimi i kufijve

Hashim Thaçi, të enjten, pas takimit me figurat udhëheqëse të administratës së presidentit amerikan Donald Trump, i është kthyer lojës së korrigjimit të kufijve. Ai thotë se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e cila do të çonte në njohjen reciproke, nuk mund të arrihet pa definimin e kufijve, ndryshimin e Rezolutës 1244 dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, shkruan gazeta beogradase “Novosti”, më 29 nëntor 2018, me inicialet e autorit D.M.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat