Taksa aktivizon Kishën Ortodokse, dërgon mbi 25 ton miell për serbët e Kosovës - Bota Sot
Taksa aktivizon Kishën Ortodokse, dërgon mbi 25 ton miell për serbët e Kosovës

Lajme

Taksa aktivizon Kishën Ortodokse, dërgon mbi 25 ton miell për serbët e Kosovës

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 13:49
Stevic theksoi se ndihma erdhi pasi Kosova vuri taksën shtesë për importin e mallrave nga dy shtetet fqinje

Vendosja e taksës prej 100% për Serbinë dhe Bosnjës e Hercegovinën, nga Qeveria e Kosovës, ka aktivizuar Kishën Ortodokse serbe në Mal të Zi.

Ky institucion fetar ka dhuruar hiq më pak se 25 ton miell ndihmë humanitare për serbët e Kosovës, përmes organizatës “Dobrotvorni fond Mitropolije”

Ndihma është shpërndarë në disa komuna me shumicë serbe.

Svetlana Stevic theksoi se ndihma erdhi pasi Kosova vuri taksën shtesë për importin e mallrave nga dy shtetet fqinje.

“Me këto rezerva të miellit dhe ushqimeve të tjera ne mund të furnizojmë rregullisht deri në fund të janarit”, u shpreh Steviç.

Vlen të theksohet se masa mbrojtëse e qeverisë “Haradinaj” ka përjashtuar “Importet e mallrave të financuara nga fitimet e granteve të dhëna nga Qeveritë, agjencitë qeveritare, organizata qeveritare apo jo qeveritare që veprojnë jashtë apo brenda Republikës se Kosovës, të dhëna për Qeverinë apo përmes Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ndihmuar programet dhe projektet humanitare si dhe ato të rindërtimit në Kosovë. Dërgesat dhe lirimet për KFOR dhe EULEX. Importet specifike te mallrave për të cilat Qeveria e Kosovës vendosë se duhet të përdoren për qëllime humanitare dhe që nuk janë për shitjen e konsumim në Kosovë”.

“Kjo nënkupton lirimet, të cilat individë të caktuar i sjellin në Kosovë në bagazhe personale (Neni 47 i Kodit doganor dhe të akcizave specifikon shumën – vlerën e mallit, deri 175 euro, që bartin udhëtarët dhe e cila lejohet pa taksa, duke specifikuar edhe llojet e mallrave)”, thuhej në sqarimin e ekzekutivit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...