Reagim ndaj deklaratës së Xhavit Halitit: Kjo është e vërteta e takimit Rugova - Haliti - Bota Sot
Reagim ndaj deklaratës së Xhavit Halitit: Kjo është e vërteta e takimit Rugova - Haliti

Lajme

Reagim ndaj deklaratës së Xhavit Halitit: Kjo është e vërteta e takimit Rugova - Haliti

Nga: N.Sh Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 12:02
Lugano, 1990

Deklaratat e deputetit të PDK-së dhe nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti në lidhje me takimin në Lugano të Zvicrës me presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën janë të pavërteta dhe të pabaza.

Xhavit Haliti është mundu të rrëfehet në një emision televiziv për takimin e tij me dr. Rugovën, rrëfim ky i cili ishte i pabazë, pasi pesha tij politike dhe institucionale nuk ishte e madhe për të realizuar ato që ai i tha gjatë emisionit.

Haliti, ka thënë se i kishte ftuar Rugovën që të bëhej komandant i përgjithshëm UÇK-së.

“Jam përpjekë që t’ia mbushi mendjen (Ibrahim Rugovës) që të jetë komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” ka thënë Haliti.

Por, kjo përveç se është një gënjeshtër e madhe ka edhe një histori tjetër në vete.

Haliti në atë kohë, i cili ishte pjesë e LPK-së, nuk e kishte fuqinë që e ka sot, pasi që, presidentin Ibrahim Rugovën e përkrahnin mbi 90% e popullit shqiptar në Kosovë dhe më gjerë.

Xhavit Haliti, kishte bërë përpjekje tjetër, jo për ta bërë Ibrahim Rugovën komandant të UÇK-së, por e kishte ftuar atë që LDK-në ta shkrij në LPK, e këtë Rugova e kishte kundërshtuar fuqishëm.

Rugova duke e ditur se LPK-ja dhe vet Xhavit Haliti përbën rrezik për Kosovën e kishte mohuar lutjen e Halitit, duke thënë se, është koha për shumë parti politike në Kosovë, jo të fokusohemi vetëm tek një, pra fjala ishte për LPK-në.

Rugovën populli i shqiptar e ka dashur dhe përkrahur deri në ditën e vdekjes së tij. Dashuria për të nuk është larguar kurrë, as sot e kësaj ditë. Rugova mbetet në historinë  e popullit shqiptar si lideri historik i Kosovës, që me urtësinë e tij prej lideri, intelektuali të vërtet e ktheu tërë botën nga Kosova. Miqësia e tij e madhe me liderët më të fuqishëm botërorë kanë bërë që ne sot ta gëzojmë lirinë. Liri kjo e cila po cenohet fort nga njerëzit e LPK-së të asaj kohe.

Megjithatë, fotografitë të cilat i ka të siguruara editori i Gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj e tregojnë të vërtetën e takimit.

Image

Në këtë takim, për të cilët ka folur Xhavit Haliti, ishte pjesëmarrës edhe Xhevdet Mazrekaj, i cili e kishte përcjellë presidentin Rugova gjatë gjithë kohës sa ishte në Zvicer.

Në atë kohë, Lëvizja Popullorë e Kosovës (LPK) nuk ishte faktor për shqiptarët, pasi faktor u bë LDK-ja me në krye dr. Rugovën, të cilët e përkrahu populli i Kosovës dhe shqiptarët anë e mbanë botës.

Takimi në fjalë është mbajtur në “Villa Ariana” në Lugano të Zvicrës, te villa e motrës së Xhevdet Mazrekajt.

Aty Xhavit Haliti ka insistu me nda LDK-në për ta bashkuar apo shkrirë në LPK-në, për të cilët Rugova ka thënë se kjo nuk është demokratike.

Mazrekaj i cili ishte përcjellës i presidentit Rugova, tregon se aty nuk është biseduar për UÇK-në, pasi në atë kohë nuk është dëgjuar për të.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, fillimet e saj i kishte guerile. Me këtë emër është njohur UÇK-ja shumë vite pas këtij takimi.

Guerilët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin heroi kombëtar Adem Jashari më grupin e tij nga Drenica, ku bënte pjesë edhe Gani Geci, ish-deputeti i LDK-së, familja e tij që i qëndroi besnik Rugovës deri në vdekje.

Pastaj, ishte komandanti Sali Çekaj, Zahir Pajaziti, Ilir Konushevci e shumë të tjerë, të cilët u tradhtuan pikërisht nga personalitetet e më vonshme të UÇK-së, dhe më pastaj u bënë figura kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët e uzurpuan këtë Ushtri për të vazhduar me uzurpimin e Kosovës pas çlirimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test