Hahn, para Prishtinës, do të qëndrojë në Beograd

Lajme

Hahn, para Prishtinës, do të qëndrojë në Beograd

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 15:24
Johannes Hahn

Komisari evropian për dialog dhe zgjerim, Johannes Hahn, do të qëndrojë nesër në Prishtinë për të biseduar me krerët shtetërorë në lidhje me taksën doganore prej 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjës.

Por, siç raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, Hahn, para se të vijë në Kosovë, do të qëndrojë në Beograd ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Agjencisë serbe të lajmeve i është konfirmuar kjo nga burime brenda Komisionit Evropian.

“Komisari do të përsëris qëndrimin e BE-së, do t’u bëjë thirrje në tërheqjen e masave dhe të paraqes nevojën që të përqendrohen në përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe në bashkëpunimin rajonal që janë parime që i kanë pranuar edhe Kosova edhe të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor”, është thënë për “Tanjugun” nga Komisioni Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat