Deputetët serbë akoma në Kuvend, nuk e dinë nëse Hahn do t’i takojë

Lajme

Deputetët serbë akoma në Kuvend, nuk e dinë nëse Hahn do t’i takojë

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 23:42
Foto

Që nga mesi i ditës së sotme, deputetët e Listës Serbe janë duke qëndruar në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e Listës Serbe, që nga mesdita e sotme janë duke qëndruar në ambientin e Kuvendit të Kosovës,

Ata këtë gjë po e bëjnë me të vetmin qëllim, që ta takojnë nesër komisionerin Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn.

Sipas deputetëve serbë, qëndrimi i tyre në Kuvendin e Kosovës është si shenjë proteste.

Mirëpo pavarësisht qëndrimit të tyre në Kuvendin e Kosovës, deputetët serbë nuk kanë ndonjë konfirmim se komisioneri Hahn do t’i takojë ata.

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë per medait serbe, se komisioneri Hahn është njoftuar për protestën e tyre  mirëpo, ende nuk kanë ndonjë konfirmim se ai do t’i takojë.

Simiq po ashtu ka thënë se ka pasur informacione që Hahn nuk kishte planifikuar të takohej me përfaqësuesit e Listës Serbe, por sipas tij, pas kërkesës që kanë bërë deputetët serbë, është konfirmuar se kërkesa e tyre është pranuar, por akoma nuk dihet nëse ky takim do të realizohet.

“Ne do të qëndrojmë këtu, të luftojmë në mënyrë paqësore dhe demokratike, presim të kemi një seancë”, ka deklaruar Igor Simiq gjatë ditës së sotme, i cili paralajmëroi edhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për taksën prej 100 për qind për mallrat serbe, e që këtë vendim ai e quajti fatal

“Ne po ecim drejt një krize humanitare, situata është e tensionuar”, deklaroi Simiq.

Siç shkruan media serbe, serbët e Kosovës do ta vazhdojnë këtë protestë duke e quajtur si gjest paqësor dhe do të luftojnë për shfuqizimin e taskës së vendosur nga Qeveria e Kosovës më 21 nëntor të këtij viti.

Ndryshe Johannes Hahn në mëngjesin e nesërm do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Beograd ku pritet të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërkaq pasdite ai do të vizitojë Prishtinën, ku pritet të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe me përfaqësuesit e opozitës, 

Takimi i komisionerit Hahn ka të bëj në lidhje me vendosjen e taksës doganore prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës për mallrat e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat