Kosova s’e heq taksën pa ia njohur pavarësinë, e këtë s’do ta bëjmë, thotë Vuçiq

Lajme

Kosova s’e heq taksën pa ia njohur pavarësinë, e këtë s’do ta bëjmë, thotë Vuçiq

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 19:14
Johanes Hahn dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “autoritetet shqiptare të Kosovës e Metohisë nuk dëshirojnë të dëgjojnë për heqjen e taksës antiligjore kundër Serbisë e Bosnje e Hercegovinës”.

Madje, siç thotë Vuçiqi, “në takime me komisionarin evropian Johannes Hahn, kanë konstatuar se këto masa do të mbesin në fuqi derisa Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”.

“Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe me Serbinë nuk bisedohet në këtë mënyrë. Iu ka mbetur vetëm të na shkelin nëpër rrugë dhe s’do të ketë më probleme tjera”, tha Vuçiqi,.

Ai ka thënë se shqiptarët në Kosovë kanë paralajmëruar formimin e ushtrisë më 14 dhjetor dhe ka thënë se ky qëllim i tyre është në kundërshtim edhe me Kushtetutën e Kosovës, “me të gjitha marrëveshjet e NATO’s dhe do të thosha, në kundërshtim me dëshirat e shpallura publikisht të fuqive të mëdha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat