Mediat serbe: Vuçiq në takimin me Hahn refuzoi ultimatumin për Kosovën

Lajme

Mediat serbe: Vuçiq në takimin me Hahn refuzoi ultimatumin për Kosovën

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 08:51
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në takimin dyorësh me Komisionerin Johannes Hahn

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në takimin dyorësh me Komisionerin Johannes Hahn që e pati të hënën  në Beograd refuzoi  ultimatumin për palën serbe duhet të bëjë diçka që Prishtina të kthehet  në tryezën e bisedimeve.

Kështu shkruan media serbe në numrin e sotëm, 

“Vuçiq në mënyrë të vendosur ka deklaruar se nuk ka kthim në bisedime deri në vendimin për taksat për mallrat nga Serbia të tërhiqet.  Ai tha: “Vetëm atëherë ne mund të flasim”, raporton gazeta.

Poashtu thuhet se në takim kreu i shtetit serb ia ka treguar marrëveshjen e Brukselit Hahnit dhe e ka pyetur atë se çfarë saktësisht Serbia në këtë dokument nuk ka përmbushur kur bëhet fjalë për energjinë dhe kur është fjala për të gjitha fushat e tjera,  i ka thënë Blicit një burim që kishte detaje të takimit.

Në shkrim theksohet se Hahn në takim me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se taksat janë të papranueshme dhe se “Prishtina do të vuajë pasoja të rënda për shkak të tyre”,

Komisioneri tha se ishte shumë i zemëruar që autoritetet kosovare që nuk e respektojnë marrëveshjen dhe se që po bëjnëgjithçka krye në vete, transmeton Klan Kosova.

Hahn ka kërkuar dje nga pala kosovare heqjen e taksës prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia.

Komisioneri Europian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, ka konfirmuar gjithashtu në Prishtinë se çështja e liberalizimit të vizave për kosovarët, nuk do të ndodhë këtë vit por ka përmendur vitin 2020 si datë potenciale të heqjes së regjimit të vizave për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat