Taksa 100 për qind, Serbia dhe Bosnja nuk marrin pjesë në konferencën e CEFTA-s

Lajme

Taksa 100 për qind, Serbia dhe Bosnja nuk marrin pjesë në konferencën e CEFTA-s

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon “Javën e CEFTA"-s.

Sot bëhet hapja e organizimit “Java e CEFTA”-s, ku pritet të marrin pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala; kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi; etj.

Sytrime Dervisholli, drejtoreshë e Departamentit të Tregtisë në MTI, në RTK, pohoi se takimi i sotëm në Prishtinë, i grupeve të punës të marrëveshjes së tregtisë së lirë CEFTA do të mbahet pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Ata, sipas saj, kanë paralajmëruar bojkotim të aktiviteteve të Prishtinës, për sa kohë mbetet në fuqi taksa prej 100 për qind, e vënë nga Qeveria e Kosovës, për produktet e këtyre dy vendeve dhe pjesëmarrjen e tyre ato e kushtëzuan me heqjen e masës

Dervisholli tha se, konferenca zhvillohet në tri sesione dhe sqaroi se më datë 6 e 7 dhjetor konferenca vazhdon me takime të mbyllura, ku pritet të flitet për zhvillimet gjatë vitit në kuadër të CEFTA-s.

Kosova si udhëheqëse e CEFTA-s këtë vit, tha ajo, ka qenë e zonja të shtyjë përpara shumë procese, ti heq disa barriera kufitare që i kanë vendet në rajon.

“Mund të themi se është një kryesim jashtëzakonisht i suksesshëm dhe me disa vendime të rëndësishme, siç është vendimi për rritje të buxhetit të CEFTA-s dhe vendime të tjera. Gjatë kësaj periudhe kemi arritur që të fitojmë edhe projekte të tjera, qoftë për Kosovën, por edhe për vende tjera të CEFTA-s, ”, tha Dervisholli

Sipas saj, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina thotë Dervisholli, nuk do të marrin pjesë në takimin e CEFTA-s që mbahet në Prishtinë për shkak të taksës së vendosur nga qeveria e Kosovës. Ato kushtëzojnë pjesëmarrjen me heqjen e taksës.

Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, vazhdimisht i kanë shkelur shumë marrëveshje të CEFTA-s, për këtë thotë ajo, është informuar disa herë edhe faktorit ndërkombëtar.

CEFTA është krijuar me qëllim të eliminimit të pengesave për tregtinë reciproke mes shteteve anëtare të këtij mekanizmi. Kosova në vitin 2007, zyrtarisht është bërë anëtare e Marrëveshjes së tregtisë së lirë me vendet e Evropës Qendrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat