Vuçiq i ankohet ambasadorit kinez për Ushtrinë e Kosovës

Lajme

Vuçiq i ankohet ambasadorit kinez për Ushtrinë e Kosovës

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 10:56
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka njoftuar ambasadorin kinez, Li Manchang

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka njoftuar ambasadorin kinez, Li Manchang për siç tha “rrezikun”e formimit të ushtrisë së Kosovës më 14 dhjetor.

Ai i kërkoi diplomatit kinez që si mik i Serbisë ta raportojë rregullisht udhëheqjen kineze rreth zhvillimit të situatës në Kosovë, njofton kabineti i Vuçiqit.

“Është krejtësisht e qartë se shpallja e formimit të një ushtrie dhe këmbëngulja për taksën prej 100 për qind mbi mallrat nga Serbia qendrore synojnë të dëbojnë popullin serb nga Kosova dhe Metohija, sepse e pengojnë atë nga mbijetesa”, tha kreu i shtetit serb, transmeton Klan Kosova.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës gjatë mbledhjes së djeshme ka vendosur që  ka vendosur që seanca parlamentare për formimin e Ushtrisë të mbahet më 14 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat