Vuçiq i kërkon Amerikës që ta paralajmërojë Kosovën për taksën dhe ushtrinë

Lajme

Vuçiq i kërkon Amerikës që ta paralajmërojë Kosovën për taksën dhe ushtrinë

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 13:44
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorin amerikan në Serbi, Kyle Scott me të cilin diskutoi për situatën në Kosovë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorin amerikan në Serbi, Kyle Scott me të cilin diskutoi për situatën në Kosovë.

Kreu i shtetit serb ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përdorin ndikimin politik dhe ta paralajmërojë Kosovën pasi siç tha ai “lëvizjet e saj kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajon”,

“Këmbëngulja e Prishtinës për taksat rreth mallrave nga Serbia qendrore dhe për më tepër formimi i të ashtuquajturës” Ushtria e Kosovës “shkakton shqetësim të madh për Serbinë për të ardhmen e popullit serb në Kosovë dhe Metohi”,tha Vuçiq.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që më 15 dhjetor të mbahet seanca ku do të votohet për formimin e ushtrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat