“Kuku çka e paska gjetë Hashimin”

Lajme

“Kuku çka e paska gjetë Hashimin”

Nga: N.Sh Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 20:34
Hashim Thaçi

Ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali, ka ironizuar me Shpend Ahmetin, Dardan Sejdiun, Ilir Dedën dhe Mimoza Kusarin, të cilët kanë paralajmëruar që të bëhen bashkë kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

“Kuku çka e paska gjetë Hashimin”, shkruan Tali në facebook, duke thënë se, “paskan me bë Hashimin si Atifetja”.

Tali ironizon tutje, duke thënë se, kjo qenka arsyeja pse Thaçi nuk është deklaruar që sa ditë.

Më poshtë, shkrimi i ironizuar nga Driton Tali:

Kuku çka e paska gjetë Hashimin!

Po dojkan m'u bo bashkë Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu, Ilir Deda e Mimoza Kusari për me nal ato.

Paskan me bo Hashimin si Atifetja.

E bojnë k'ta. Qato Hashimi osht t'u shujtë që sa e sa.

Ethet n'barkë ja paskan shti Hashimit. Po m'dokët që Hasha krejt t'u u dridhë osht t'u nejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat