Deputetja greke dënon vrasjen e shqiptarit, thotë disa fjalë!

Lajme

Deputetja greke dënon vrasjen e shqiptarit, thotë disa fjalë!

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 08:16
Fotini Vaki

Vrasja e shqiptarit Petrit Zifle në Korfuz nga një grek, i cili thuhet se është pjesë e ekstremistëve të Agimit të Artë, ka sjellë një sërë reagimesh. Interesant është ai i deputetes së SYRIZA në Korfuz, Fotini Vaki, e cila shprehet kundër vrasjeve për shkak të nacionalizmit grek duke mbajtur qëndrim të fortë.

“Sa emigrantë të tjerë do të vajtojmë si viktima të racizmit që fillon nga “pastërtia e racës greke”? Sa “tregti e patriotizmit” nevojitet ende, që pasardhësit ideologjikë të kryqit nazist (Svastika) që dërrmoi vendin, të armatosin një dorë për të vrarë një viktimë të pafajshme?

Për sa slogane si “demokracia tradhtoi Maqedoninë”, për sa helm nacionalist për studentët, për sa përdhosje të monumenteve dhe vendeve të kujtesës, për sa klithma të paqarta, për sa linçime të turmave të irrituar, kemi nevojë për të thyer vezën e gjarprit?

Sa përdhosje të historisë rreth një thike në zemër të “të huajit”, të “shqiptarit”, të “jevgut-shkupianit” dhe të “kundërshtarit”? Tani ishte radha e Petrit Zifle, “z. Petros”, një punëtor shqiptar i tokave. Në Korfuz, ku idetë e iluminizmit, demokracisë dhe të majtës gjenin gjithmonë hapësirë pjellore, nuk ka vend për fashizmin” – shkruan Vaki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat