Drecun dorëzohet: S'mund ta ndalim formimin e ushtrisë së Kosovës - Bota Sot
Drecun dorëzohet: S'mund ta ndalim formimin e ushtrisë së Kosovës

Lajme

Drecun dorëzohet: S'mund ta ndalim formimin e ushtrisë së Kosovës

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 12:09
Kryetari i të ashtuquajturit Këshillit të Serbisë për Kosovë Millovan Drecu

Kryetari i të ashtuquajturit Këshillit të Serbisë për Kosovë Millovan Drecun thotë se Serbia nuk mund ta pengojë transformimin e FSK-së sepse pas kësaj qëndrojnë SHBA, mirëpo me fushatë ndaj Uashingtonit dhe NATO-s mund të tentojë të “ndikojë që ata të jenë garantues dhe të pengojnë hyrje eventuale në veri të Kosovës”.

Në pyetje se sa po prolongohet marrëveshja me Kosovën, Drecun thotë se nuk do të ishte aspak mirë për të gjithë që negociatat të dështojnë. Ai pretendon se nuk di se cila është alternativa për këtë: “konfliktet e reja, dhuna e re, Shqipëria e Madhe”. 

Nuk ka asnjë dilemë se gjendemi në fazën në të cilën nuk mund të bisedohet se si të bisedohet”, ai pretendon se “Serbia është dashur të thotë  – “tërhiqni taksat, ato janë në kundërshtim me marrëveshjet, taksat janë masë e cila e kërcënon mbijetesën e popullit serb, e pastaj do t’i vazhdojmë negociatat”.

Drecun konsideron se “ato mund të vazhdohen kur të krijohen kushtet dhe hiqen këto pengesa të cilat Prishtina po i vendosë në mënyrë të planifikuar”. Ai gjithashtu është i bindur se “ekziston vullneti i SHBA që duhet të arrihet zgjidhja me kompromis”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...