Haki Abazi: Katër shqiptarë u vranë nga grekët brenda dy jave në shenjë hakmarrje ndaj Konstadinos

Lajme

Haki Abazi: Katër shqiptarë u vranë nga grekët brenda dy jave në shenjë hakmarrje ndaj Konstadinos

Nga: N.Sh Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 16:32
Konstandinos

Analisti politik Haki Abazi thotë se katër vrasje të shqiptarëve janë kryer në Shqipëri brenda dy jave.

Sipas tij, ky fakt është shumë shqetësues dhe alarmues.

Ai thotë se, vrasjet e shqiptarëve në Greqi janë hakmarrje ndaj vrasjes së grekut të uniformuar në Shqipëri.

Më poshtë shkrimi i Haki Abazit:

Marios Isak i datëlindjes 31.7.2000 eshte shqiptari i katert i vrare ne Greqi ne dy javet e fundit. Kjo eshte me shume se shqetesuese dhe alarmuese. Po pyes ku jane mediat dhe deklarimet e Rames. Note proteste e ashper duhet derguar qeverise se Greqise dhe Brukselit dhe te lajmerohen te gjitha ambasadat sidomos ajo Amerikane. Ne nuk i kemi institucionet per te pasuruar politikanet e as per te bere hajgare me emocionet e qytetareve duke perdorur patetizma dhe gjuhe nacionaliste kur kane nevoje per te mbuluar deshtimet ne rrafshine mbrendshem dhe ate nderkombetare. Na duhet mbrojtje e dinjitetshme shtetit.

Eshte e qarte qe vrasjet e Shqiptareve ne Greqi jane hakmarrje ndaj vrasjes se Grekut te uniformuar ne Shqiperi dhe kjo eshte vertet e patolerueshme dhe sidoms heshtja me te cielen po kalohen keto ngarje dhe mungesa e vullnetit poltike te qeverise Greke per te zbuluar fajtoret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat