Daçiq ka një lajm të keq për Kosovën

Lajme

Daçiq ka një lajm të keq për Kosovën

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 08:16
Ivica Daçiq

Ivica Daçiq ka paralajmëruar se së shpejti numri i shteteve që e njohin Kosovën do të zbres nën 100.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka paralajmëruar se së shpejti numri i shteteve që e njohin Kosovën do të zbres nën 100.

Ai ka theksuar se Qeveria nga Prishtina ka problem serioze sepse në favor të saj për pranim në INTERPOL kanë votuar vetëm 76 shtete, nga të cilat dy nuk janë anëtare në Kombet e Bashkuara: Kurasao dhe Saint Martin,

“Do të thotë vetëm 74 anëtare, e ata thonë se janë pranuar nga 116 shtete. Për herë të parë është bërë e qartë se të gjitha që janë thënë deri më tani ishin gënjeshtra. Deri më tani janë përgjigjur se bëhet fjalë për thashetheme, por tani e përmendin si problem i madh. Si mund të jetë problem nëse fillimisht ishin gënjeshtra”, u shpreh Daçiq për mediat serbe.

Ai ka theksuar se Prishtina kritikon Beogradin që “udhëheqim kampanjë për tërheqje të njohjeve dhe pengojmë dialogun duke irrituar Prishtinën, kurse prej kur ka filluar dialogu i Brukselit më 2012, 26 shtete e kanë njohur Kosovën. Si është e mundur që atëherë nuk e pengonte dialogun dhe irritonte Serbinë”, shtoi ai.

Daçiq ka thënë se në çdo mbledhje të Këshillimit të Sigurimit në OKB, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca u bëjnë thirrje të gjitha shteteve ta njohin Kosovën.

“Ku qëndron problem nëse Serbia u bën thirrje të gjitha shteteve të mos e njohin Kosovën ose ta tërheqin njohjen”, theksoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat