Drecun: Remi duhet të jetë njëri nga të akuzuarit e Speciales

Lajme

Drecun: Remi duhet të jetë njëri nga të akuzuarit e Speciales

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 15:43
Millovan Drecun

Kryetari i të ashtuquajturit Komisioni parlamentar i Serbisë për Kosovë, Millovan Drecun ka thënë se pret që Rrustem Mustafa i njohur si Komandant Remi të jetë nga të akuzuarit e Gjykatës Speciale.

Drecun i tha Tanjugut se Remi është “veçanërisht interesant për zyrën e prokurorit të specializuar”, sepse sipas tij, “shumë krime janë kryer në zonën e tij të përgjegjësisë, por ka pasur edhe shumë burgje të paligjshme”.

Arianit Koci, avokati i të ftuarit të parë të Gjykatës Speciale, Rrustem Mustafës, ka njoftuar të enjten se klienti i tij do të marrë pjesë vullnetarisht për intervistim në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Ky konfirmim i Kocit vjen pasi Komandant Remi, është ftuar nga Gjykata Speciale për tu intervistuar më 14 janar të 2019-ës.

”Mustafa do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar”, sqaron avokati i tij Arianit Koci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat