Çfarë fshihet pas rikthimit në Kosovë të Cecës, zbulohet arsyeja

Lajme

Çfarë fshihet pas rikthimit në Kosovë të Cecës, zbulohet arsyeja

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 07:01
Këngëtarja serbe

Këngëtarja serbe e muzikës pop-folk u shndërua në kryetemë ditën e djeshme.

Një koncert i planifikuar për sot në veri të Mitrovicës për gjoja mbështetje për serbët pas taksës prej 100 përqind po e sjellë këngëtaren në Kosovë.

“Nuk ishte raportuar as në media që do të performoja, as nuk e dija. Kam marrë një telefonatë dhe pranova. Për fat të mirë, unë jam e lirë këtë të shtunë, përndryshu ju e dini se sa e angazhuar jam unë. Pra, pranova me zemër të plotë për të performuar, jam shumë e lumtur dhe mezi po pres. Nuk mbaj mend kur ishte hera e fundit që isha në Kosovë”- deklaroi Ceca e pyetur mbi këtë zhvillim.

Por, një detaj të cilin këngëtarja e ka mbajtur të fshehur, po ua zbulojmë ne.

Burime të Prive.al rrëfejnë me siguri të plotë se Ceca e ka fshehur nga biografia e saj fëmijërinë dhe adoleshencën e kaluar në Kosovë.

Pak kush e di se këngëtarja Svetlana Raznatovic ka jetuar një pjesë të madhe të fëmijërisë në Graçanicë dhe madje ka provuar pak edhe nga jeta shkollore në Prishtinë.

“E gjithë gjenerata e njeh Cecën. Ajo ka qenë për një kohë nxënëse e shkollës së mesme teknike në Prishtinë. Me shkollë nuk i ka pasur punët mirë. E mbajmë mend për këtë pjesë” – ka rrëfyer burimi i Prive.al.

Si rrjedhojë, nëse Ceca ia del të hyjë në territorin e Kosovës, përkundër urdhërit të ndalesës nga autoritetet kosovare, ajo ndonëse publikisht ‘nuk e mban mend kur ka qenë në Kosovë’ të fundën herë, e di shumë mirë se bëhet fjalë për një rikthim pas gati 30 vitesh prej momentit kur iku në Beograd e më pas në Zvicër për t’u bërë ylli i muzikës serbe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat