Ngjarjet që do ta shoqërojnë ditën e sotme në Kosovë

Lajme

Ngjarjet që do ta shoqërojnë ditën e sotme në Kosovë

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 08:39
Ilustrim

10:30

Në kuadër të projektit Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, një Rosë e Verdhë 6-metërshe do të vendoset para objektit të qeverisë. Me këtë rast, qytetarët do të mund tës hkruajnë mesazhe kundër korrupsionit. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë).

11:00

Koalicioni i OJQ-ve“Java Kundër Korrupsionit 2018”, do të mbajë takim me redaktorë të medieve në lidhje me aktivitetet që do të mbahen gjatë kësaj jave.

12:00

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon ekspozitën e fotografive dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve për tri vendet e para në garën e fotografive dhe videove #fajikorrupsionit me rastin e shënimit të 9 Dhjetorit, Ditës NdërkombëtareKundër Korrupsionit. (Parku Arkeologjik, përball Muzeut)

 12:00

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyrat e VV-së, Arbëri).

12:00

Përfaqësues tëParlamentit të Studentëve mbajnë konferencë për medie, në lidhje me problemet në këtë organizatë studentore. (Zyra e Parlamentit të Studentëve, objekti i Fakultetit Filologjik)

13:00

Lëvizja FOL organizon performancën CorruptiON/OFF, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.(Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë).

14:00

Filarmonia e Kosovësmban konferencë shtypi, në lidhje me koncertin e Korit dhe Orkestrës së Filarmonisë, me dirigjent Rafet Rudi dhe dy soliste mysafire nga Franca, i cili do të mbahet të hënën. (Objekti i Filarmonisë, Prishtinë)

15:00 – 17:00

Mbahen finalet e Kupës së Federatës në volejboll; në kategorinë e meshkujve  (15:00 ) dhe femrave (17:00).  (Pallati i Sporteve “Bill Clinton”, Ferizaj)

18:00

Nën patronazhin eministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të organizohet akademia përkujtimore me rastin e njëvjetorit të vdekjes së artistit Blerim Peci. (Teatri Kombëtar i Kosovës)

19:00

Komiteti Olimpik i Kosovës do të organizojë Gala Mbrëmjen, me rastin e 4-vjetorit të anëtarësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat