Rritja e taksës, në Serbi thonë se nuk do i kundërpërgjigjen Kosovës

Lajme

Rritja e taksës, në Serbi thonë se nuk do i kundërpërgjigjen Kosovës

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Rregullorja për rritjen e taksës ndaj mallrave serbe hyri në fuqi më 21 nëntor.

Nga 21 nëntori importi i mallrave serbe ka rënë për 20 milionë euro, ndërsa 17 kamionë janë kthyer nga kalimet administrative për shkak të ndalimit të doganave te Kosoves.

RTS raporton se rritja e taksës mbi mallrat nga Serbia për 19 ditë ka ndikuar në mënyrë drastike.

Drejtoria Doganore e Kosovës ka njoftuar se në 15 ditët e para që nga futja e taksës importi i mallrave nga Serbia ka rënë më 20 milionë euro.

Në baza mujore, kjo do të arrijë vlerën në 40 milionë euro, kanë vlerësuar ekspertët.

Deri më tani Serbia nuk iu është përgjigjur kontraktorëve të Prishtinës për të rritur taksën në 100 për qind.

Sipas RTS-së, Serbia respekton të gjitha dispozitat e marrëveshjes së CEFTA-s. Artikujt kryesorë që Kosova tregton me Serbinë janë prodhimet bujqësore, industria e lëkurës, energjia elektrike dhe shumë pak prodhime industriale.

Televizioni serb shton se nuk ka asnjë indikacion se Serbia do t’i përgjigjet futjes së rregulloreve të reja të qeverisë së Kosovës, pasi që dëmi nga vëllimi i mallrave në rritje ndërmjet palës serbe dhe asaj kosovare do të ishte më i madh.

Për rritjen e taksës ndaj mallrave serbe kanë reaguar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Mirëpo, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga ky vendim derisa të ketë njohje reciproke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat