“Diasporës duhet t’u ofrojmë mundësi e mbështetje që ata të vijnë e të investojnë në Kosovë”

Lajme

“Diasporës duhet t’u ofrojmë mundësi e mbështetje që ata të vijnë e të investojnë në Kosovë”

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 19:28
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe perfqesues te Kosoves ne SHBA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot Mark Gjonaj, i cili është asamblist në qytetin e Nju-Jorkut.

Veseli me këtë rast ka thënë se Gjonaj, si asamblist në këtë qytet është një prje shumë tregimeve të suksesshme në Amerikë.

Kryeparlamentari Veseli ka thënë poashtu se shqiptarët në Amerikën kanë qenë ata që me punën e tyre në shumë fusha, kanë forcuat lidhjet tona me SHBA-të, 

Veseli gjithashtu shoi se diasporës duhet ofruar mundësi e mbështetje që ata të forcohen edhe më shumë, e të vijnë dhe të investojnë në vendet tona.

Postimi i plotë:

Mark Gjonaj, asamblist në qytetin e New Yorkut, është një prej shumë tregimeve të suksesshme në Amerikë. Me të biseduam për punët që mund të bëjmë bashkë për Kosovën, Shqipërinë dhe për diasporën tonë, kudo që ndodhet.

Shqiptarët në Amerikë kanë qenë ata që me punën e tyre në shumë fusha, të forcojnë lidhjet tona me SHBA-të.

Diaspora jonë ka qenë gjithmonë një ngashtyllat kryesore të ecjes tonë si komb. Ne duhet t’u ofrojmë mundësi embështetje që ata të forcohen edhe më shumë, të vijnë e të investojnë në vendettona.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat