Serbët kërkojnë shkarkimin e tij, Vuçiq tregon a do të japë dorëheqje

Lajme

Serbët kërkojnë shkarkimin e tij, Vuçiq tregon a do të japë dorëheqje

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 20:09
Aleksander Vuçiq

Presidenti serb Aleksander Vuçiq u shpreh i shqetësuar me veprimet e Kosovës që sipas tij nuk po i kufizon askush.

Po ashtu u shprehë se Kosova është gati për të marrë masa të reja që për qëllim kanë Serbinë dhe qytetarët serb në Kosovë. 

Vuçiq po ashtu potencoi se Kosova e ka ndërmend të marr tre veprime të reja kundër Serbisë por nuk i potencoi se për çfarë lloj veprimesh bëhet fjalë.

Ndërsa për lajmet se në Beograd mbrëmë janë parë tanket në qytet pas përfundimit të protestës, i quajti shpikje.  Sipas tij shqiptarët janë të lindur për shpikje. 

Sa i përket protestave të mbrëmshme opozitare kundër tij, Vuçiq i quajti absurde. Ndërsa për kërkesën për dorëheqje ai tha: “Ajo as që vjen në mendjen time.”

Presidenti serb është duke kaluar në një kohë të vështirë. Pas vendosjes së taksës 100% nga Republika e Kosovës ndaj taksave serbe, tash e ka edhe kundër opozitën dhe popullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat