Njerëzit kanë më shumë gjasa të vdesin në ditëlindjen e tyre, dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i keni ditur

Lajme

Njerëzit kanë më shumë gjasa të vdesin në ditëlindjen e tyre, dhe kuriozitete të tjera që mund të mos i keni ditur

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 05:29

Për shkak të mosbalancës gjinore, deri në vitin 2020, 24 milionë burra kinezë nuk do të jenë në gjendje të gjejnë një bashkëshorte.

Një papagall me Puck, renditet në Librin e Rekordeve Botërore Guinness si “Zogu me fjalorin më të madh në botë”. Ai është në gjendje të artikulojë 1728 fjalë në anglisht. Ai jo vetëm imiton, por krijon shpesh fraza dhe fjali të tijat.

Më 1 korrik 1916, në Betejën e Somës në Francë, një sasi eksplozivi prej gati 30 mijë kg eksploziv shpërtheu, duke krijuar një krater 300 metra të gjerë dhe 90 metra të thellë. Shpërthimi,

u dëgjua deri në Londër, dhe ishte më i zhurmshmi i kryer nga njeriu në histori deri në atë moment.

Nëse Dielli do të zvogëlohej në madhësinë e një rruaze të bardhë të gjakut, atëherë Rruga e Qumështit do të ishte sa madhësia aktuale e Shteteve të Bashkuara.

Agjentët e kontrollit të trazirave (p.sh spërkatësit me piper), konsiderohen po aq të rrezikshme sa edhe armët kimike, dhe ndalohen të përdoren në luftë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një avion gjerman dhe britanik qëlluan njëri-tjetrin mbi Norvegji. Ekuipazhet arritën të mbijetonin, u takuan në tokë dhe e pastaj ndihmuan njëri-tjetrin. Dy

prej tyre, vizituan pastaj si miq njëri-tjetrin disa vjet pas mbarimit të luftës. Në pjesë të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar, ekzistojnë shumë relike avionësh që datojnë që nga Lufta e Dytë Botërore, zhvendosja e tyre është e ndaluar me ligj.

Njerëzit kanë shanse më të mëdha për të vdekur në ditëlindjen e tyre, se sa në ndonjë ditë tjetër.

Sytë më komplekse në të gjithë mbretërinë e kafshëve i përkasin karkalecit mantis, që mund të manipulojë polarizimin e dritës, gjatë gjithë spektrit të saj të dukshëm. Kjo është të paktën 10 herë ngjyra më shumë se sa spektri ynë i dukshëm.

25 për qind e rezervave të arit në botë, thuhet se mbahen në një magazinë nën ishullin e Manhatanit në Nju Jork.

Qeveria polake, jep një “Medalje për jetën e gjatë martesore”, për çiftet që kanë qenë të martuar prej më shumë se 50 vjetësh, dhe kanë të paktën një fëmijë, të tyrin ose të adoptuar.

Në fund të Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik, kishte një sistem radar mbi horizont, që ishte aq i fuqishëm saqë ndërhyri në sistemin elektronik globa;, dhe disa njerëz besonin se ai ishte një eksperiment sovjetik për kontrollin e mendjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat