Në Prishtinë sot janë vendosur flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Flamujt raportohet se janë vendosur në shenjë respekti për SHBA-të, të cilat po e përkrahin formimin e ushtrisë së Kosovës, që do të bëhet më 14 dhjetor.
Sheshet dhe rrugët e Komunës së Prishtinës, janë stolisur të gjitha me flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Flamujt e aleatit më të madh të Kosovës, sipas raportimeve janë vendosur me urdhër të Qeverisë së Kosovës, si shenjë falënderimi për SHBA-të pas përkrahjes që ka dhënë me pajisje dhe qëndrim ndaj vendimit të themeilimit të Ushtrisë së Kosovës.
Qeveria e Kosovës si dhe Kuvendi i Kosovës, kanë paralajmëruar transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura më 14 dhjetor.
Flamujt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë vendosur në çdo cep të Prishtinës.