Serbia e alarmuar me formimin e Ushtrisë së Kosovës, paralajmëron konsulta me Rusinë e Kinën

Lajme

Serbia e alarmuar me formimin e Ushtrisë së Kosovës, paralajmëron konsulta me Rusinë e Kinën

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 14:58
FSK

Një ditë para mbledhjes së Kuvendit të Kosovës në të cilën është paraparë procedimi i ligjeve që shndërrojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Armatosur të saj, Serbia i ka varur shpresat e fundit tek UNMIK-u se do të mundë të ndalet ky hap i ë Kosovës si dhe te Rusia e Kina çfarë të bëhet pas këtij hapi.

Për këtë qëllim është ftuar dhe në Beograd sot ka shkuar shefi i UNMIK-ut Zahir Tanin i cili atje është pritur dhe ka folur me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Gjatë kësaj bisede, Vuçiqi ka thënë se synimi i Kosovës për të formuar Ushtrinë nxit shqetësim të madh në Serbi.

Ai, pas demagogjisë së tij tashmë të njohur të shprehur me fjalët se “Serbia do të bëjë çdo gjë për ta ruajtur paqen e stabilitetin”, megjithatë ka paraparë , se “pas formimit të Ushtrisë situata do të përkeqësohet shumë”.

Siç njofton FoNet, Vuçiqi ka paralajmëruar konsulta e me “miqtë e Serbisë” në Këshillin e Sigurimit të KB-së për aksionet që mund të ndërmerren si reagim ndaj formim it të Ushtrisë së Kosovës.

Ai paralajmërimin për formimin e Ushtrisë e ka quajtur provokim të ri të Kosovës.

Kryetari serb ka thënë se KFOR-i ka mandatin për ta çarmatosur forcat e armatosura të Kosovës dhe e ka lutur Taninin që t’ia tërheq vërejtjen Kosovës se “me veprimet e veta provokues po e rrezikon paqene e stabilitetin në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat