Vuçiq e quan Haradinajn shtetas të Serbisë - Bota Sot
Vuçiq e quan Haradinajn shtetas të Serbisë

Lajme

Vuçiq e quan Haradinajn shtetas të Serbisë

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 20:42
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, votimin e ushtrisë nga Kuvendi i Kosovës pritet ta presë në bazat ushtarake në zonën e sigurisë kufitare. Krijimi i ushtrisë së Kosovës ka bërë që Serbia të alarmojë se paraqet rrezikun më të madh për rajonin.

Vuçiç ka pranuar se mundësitë janë të vogla, por i ka tërhequr vëmendjen edhe bashkësisë ndërkombëtare, edhe Kosovës, të mos e poshtërojnë Serbinë.

Sipas tij, NATO ka përgjegjësi ta ndalojë ushtrinë e Kosovës, por kreu i Serbisë beson se kjo nuk do të ndodhë, pasi SHBA dhe Britania e mbështesin Kosovën. Vuçiq ka thënë se kundër një fuqie të tillë nuk do të luftojë.

Ai mes tjerash kryeministrin e Kosovës e ka quajtur si shtetas të Serbisë.

“Nuk duhet të na poshtërojë askush pasi këtë as serbët e as Serbia nuk do ta tolerojnë. Serbinë nuk mund ta udhëheqin as Haradinaj, si shtetas i yni, e as ndërkombëtarët. E gjithë kjo që është duke ndodhur ka mbështetje, por është e kundërligjshme. Ne do të reagojmë qetë, pa kërcënime dhe do të mundohemi ta ruajm paqen”, ka thënë ai.

Serbia u alarmua edhe për shkak të lëvizjeve të NATO-s në veri të Kosovës, zyrtarët e së cilës e quajtën vetëm një stërvitje.

Presidenti serb është takuar edhe me shefin e misionit të OKB-së, UNMIK, në Kosovë për t’u ankuar për veprimet e Kosovës.

Gazetari dhe analisti i pensionuar i agjenicisë Reuters, Jaksha Shcekic, thotë se kërcënimet nuk kanë fuqi reale për tu kthyer në konflikt.

“Serbia ka provuar një herë të luftoj kundër gjithë botës dhe në të gjithë e dimë se si ka kaluar. Mendoj se reagimet do të jenë verbale, por nuk ka vullnet për luftë dhe këto veprime në Kosovë janë rezultat i konfliktit të ngrirë. Koha e luftës ka kaluar”, ka thënë Shcekic.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...