Vuçiq do të qëndrojë në kufi me Kosovën

Lajme

Vuçiq do të qëndrojë në kufi me Kosovën

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 21:03
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, njëherësh komandant suprem i ushtrisë serbe, Aleksandar Vuçiq, do t’i vizitojë njësitet ushtarake serbe në Zonën e Sigurisë Tokësore dhe në jugun e Serbisë gjatë 72 orëve të ardhshme, përkatësisht në kufi.

Vuçiq do të shoqërohet nga ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, dhe shefi i Shtabit të ushtrisë serbe, Millan Miojsilloviq.

Votimin e ushtrisë së Kosovës nga deputetët e Kuvendit të Kosovës ata pritet ta presin në bazat ushtarake serbe në Zonën e Sigurisë Tokësore

Distanca e kësaj zone me Kosovën është rreth 5 kilometra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat