Haradinaj konfirmon emrin e ushtrisë së Kosovës

Lajme

Haradinaj konfirmon emrin e ushtrisë së Kosovës

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 21:47

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të mirëfilltë.

Haradinaj ka thënë gjatë një interviste në emisionin “Pressing” se ushtria e vendit, e cila do të krijohet të premten, do ta trashëgojë emrin nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Ushtria jonë e ka emrin FSK”, ka deklaruar Haradinaj.

“Në disa vende ushtria e ka emrin Forcat e Armatosura. Ose Forcat e Sigurisë”, është shprehur ai.

“Mandati, misioni, është ushtria”, ka theksuar shefi i ekzekutivit të vendit.

Haradinaj ka deklaruar se FSK’ja “do të jetë ushtri, as më pak, as më shumë”.

Ai ka thënë se ushtria e Kosovës përkrahet nga aleatët e vendit – dhe do të jetë moderne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat