Ja çka bëri Ganimete Musliu pak orë para votimit historik për Ushtrinë e Kosovës

Lajme

Ja çka bëri Ganimete Musliu pak orë para votimit historik për Ushtrinë e Kosovës

Nga: N.Sh Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 09:16
Ganimete Musliu

Deputetja e Kosovës, nga PDK-ja, Ganimete Musliu sot në mëngjes ka vizituar Kompleksin memorial të Heronjve në Marinë të Skenderajt, pak para votimit historik për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Musliu, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se vendimi i sotëm është historik për Ushtrinë e Kosovës.

Ajo shton se është mirënjohëse, falënderues dhe përkulet para dëshmorëve dhe heronjve të kombit.

Musliu, pohon se me Ushtrinë e Kosovës, finalizohet misioni i tyre në këtë 20 vjetor.

Ja shkrimi i Ganimete Musliut:

Per vendimin historik qe do te marrim sot per berjen e Ushtrise se Kosoves perkulemi gjithmone falenderues e mirenjohes para Deshmorve e Heronjeve te Kombit. Bashke me Rinine Demokratike ne Skenderaj sot nisem diten ne Kompleksin memorial te Heronjeve ne Marine per ndere te 20 vjetorit te renjes se Muje Krasniqit dhe 40 Deshmorve të Kombit. Me Ushtrine e Kosovës, finalizohet misioni i tyre ne Kete 20 vjetor. Urime Kosovë! Lavdi Deshmoreve te Kombit!

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat