Zmbrapsen serbët, nuk do të ketë protestë për shkak të Ushtrisë së Kosovës

Lajme

Zmbrapsen serbët, nuk do të ketë protestë për shkak të Ushtrisë së Kosovës

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 11:15
Ilustrim

I ashtuquajturi Shtab i krizave në veri të Mitrovicës fillimisht sot ka dhënë urdhër që të gjitha insititucionet në veri të mbylleshin në orën 12 dhe të dilnin në protestë për shkak të votimit të Ushtrisë së Kosovës.

Ballkani.info merr vesh se megjithatë kjo protestë është anuluar.

Kjo ka ndodhur pas takimit të Igor Simiqit me Goran Rakiqin, drejtues të Listës Serbe.

“Ata kanë thënë se protesta është anuluar e paraparë për sot në orën 12, mirëpo ata po planifikojnë ta dërgojnë një grup studentësh para zyrave të UNMIK-ut që të organizojnë një protestë simbolike”, thonë burime.

Tutje këto burime thonë se Rakiq ka thënë se gjithçka është në rregull dhe se nuk do të ketë probleme pasi që është marrë vesh me KFOR-in.

“Po ashtu Rakiq ka thënë se duhet të rifillojnë bisedimet në Bruksel dhe serbët të kthehen në Kuvend”, thonë burimet tona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat